LAJMI I FUNDIT:

Këngëtari i famshëm italian, Mahmood do të performojë në Festivalin e RTSh-së në Shqipëri

Këngëtari i famshëm italian, Mahmood do të performojë në Festivalin e RTSh-së në Shqipëri
Mahmood (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Festivali i Këngës në Radio Televisionin Shqiptar këtë vit ka bërë ndryshimet të shumta.

Prezantuesja Alketa Vejsiu dhe producentja Vera Grabocka, janë ato të cilat e kanë marrë përsipër realizimin e festivalit këtë vit, i cili duket se pas kaq shumë vitesh do të pësojë ndryshime të shumta.

Përveç interesimit të emrave të njohur shqiptarë për të marrë pjesë, këtë edicion befasi do të ketë edhe me të ftuarit specialë që do të këndojnë në natën finale.


Mahmood do të performojë në Shqipëri (Foto: Michael Campanella/Getty Images?Guliver)

Një nga të përzgjedhurit është artisti i famshëm italian Mahmood, i cili përfaqësoi Italinë sivjet në “Eurovision”.

Mahmood, emri i vërtetë i të cilit është Alessandro Mahmoud, është 27 vjeçar i cili është lindur e rritur në Itali, por prejardhja e tij e vërtetë është nga Egjipti.

Mahmood, përfaqësuesi i Italisë në “Eurovision 2019” (Foto: Guy Prives/Getty Images/Guliver)

Këtë vit, ai u rendit i dyti në “Eurovision” duke përfaqësuar shtetin e tij me këngën “Soldi”, e cila pati një impakt shumë të madh te publiku duke përçuar mesazhin “Paratë nuk mund ta blejnë jetën tënde”.

Mahmood ka qenë shumë i përfolur këtë vit, pasi ai është myslimani i parë që ka fituar festivalin e Sanremos, që më pas i siguroi biletën drejt Eurovisionit.

Mahmood, fitues i “Sanremo 2019” (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)

“Unë jam 100% italian, nëna ime është nga Sardenja dhe babai im është egjiptian, por unë kam lindur dhe rritur në Itali”, është shprehur këngëtari.

Organizatoret e Festivalit të RTSh-së kanë konfirmuar ditë më parë, se Mahmood do të jetë prezent në Shqipëri më 22 dhjetor, për të performuar në natën finale të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Aktorja e

Aktorja e "James Bond", Naomie Harris tregon kush është kandidati ideal për Bond-in e ardhshëm

Magazina
Kalo në kategori