Mos i harroni dhuratat për fëmijët tuaj, miqtë e dashur, që gjithherë janë pranë neurozave tuaja. Dhe, mos harroni t’i falënderoni prindërit tuaj! Mos mendoni vetëm për vete dhe për çfarë nuk keni. Jini mirënjohëse për atë që keni.
Për ju, prindër, që nuk jeni të sigurt nëse fëmijët tuaj do të jenë të gëzuar me dhuratat që ju i keni zgjedhur për ta, ju siguroj që çfarëdo që do t’u dhuroni, nëse dhurohet me zemër dhe mban brenda elementin e befasisë, do të jetë një dhuratë që do të mbahet mend gjatë në kujtesën e fëmijëve tuaj, transmeton Telegrafi.
Për festën e fundvitit vizitoni prindërit, çoni dhurata të imëta, përqafoni, sepse momentet e bukura janë ato që ngjyrosin kujtimet në çdo fazë të jetës sonë
Një mjedis i ngrohtë familjar dhe një rregullim festiv i shtëpisë do të jenë elemente që do ta përforconin shumë atë që ju do të donit të përçonit tek anëtarët e familjes, pra harmoninë dhe lumturinë familjare. Është pikërisht një natë në vit kur fëmijëve u lejohet të tejkalojnë kufijtë e orareve strikte të gjumit dhe të sjelljes standarde të fëmijëve.
Është kjo natë e ndërrimit të viteve, kur prindërit duhet t’i trajtojnë fëmijët jo vetëm si të barabartë, duke mos ua kufizuar “liritë”, por edhe duke i vënë ata në qendrën kryesore të vëmendjes.
Qëndrimi në familje gjatë këtyre festave ka një domethënie të jashtëzakonshme. Fëmijët, edukohen me ndjenjën e forcimit të marrëdhënieve familjare. Kjo jo vetëm do të lumturonte ata, por edhe ju, sepse do të shndërroheshit në udhërrëfyes për sjelljen që do të marrin fëmijët tuaj në të ardhmen.
Pas shumë vjetësh, ato që ju u dhuroni fëmijëve tuaj sot, do të shndërrohen në kujtime që do të sjellin buzëqeshjen në fytyrën e tyre sa herë që mendja e kthen kohën pas.
Ndonjëherë lumturia vjen shumë thjesht, madje edhe për ata që janë tepër të pasur. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Nottinghamit, për t’u ndier më të lumtur na mjafton një çokollatë, një kredhje e gjatë në banjë të ngrohtë, një shëtitje e papritur në park, madje edhe një dremitje gjatë pasdites. Kjo tregon se janë pikërisht gjërat e thjeshta në jetë që ndikojnë më së shumti në mirëqenien tonë.
Edhe festat e fundvitit janë ai moment që mund të ndikojë më së miri në gjendjen tonë shpirtërore, duke e lartësuar ndjenjën e mirëqenies dhe të kohezionit familjar. Jemi ne ata që vendosim se si do ta përjetojmë këtë moment. Ne zgjedhim nëse fundi i vitit do të jetë moment lumturie dhe gazmendi familjar, apo moment pesimizmi për një vit të mbyllur keq dhe për një vit që vjen pa shumë shpresa.
Të mos harrojmë se shpesh në jetë gjërat marrin rrjedhën që ne përcaktojmë përmes qëndrimit tonë karshi situatave, të tjerëve dhe vetes sonë. Ne mund të zgjedhim të zbukurojmë jetën e njerëzve që i duam, me gjeste dhe gjëra shumë të thjeshta, duke filluar nga netët e gjata të fundviteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit
Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025