Në mënyrë që fanellat dhe këmishët tuaja të shkëlqejnë nga bardhësia, përdorni këtë kombinim magjik në shtëpi dhe zhdukni edhe njollat më të vogla.

E gjitha që do t’ju nevojitet është pak detergjent për larje enësh, peroksid hidrogjeni (H2O2) dhe sodë bikarbonati, transmeton Telegrafi.


Përpjesëtimi i tretjes për heqje njollash nga djersitja:
- në një sasi detergjenti për larje enësh, hidhen dy sasi peroksid hidrogjeni (H2O2);
- merrni me një gisht sodë bikarbonati (nëse mbaroni sasi më të madhe shtojeni sasinë);
- qiteni përzierjen në njollë dhe fërkojeni me brushë për larje rrobash.

Lëreni këmishën të qëndrojë një orë dhe pastaj lajeni në mënyrë të zakonshme. /Telegrafi/