LAJMI I FUNDIT:

Këmbësori merr lëndime, pasi goditet nga vetura

Këmbësori merr lëndime, pasi goditet nga vetura

Një këmbësor ka pësuar lëndime si pasojë e goditjes nga një veturë, sonte në Mitrovicë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00,  në rrugën “Dëshmorët e Kombit” segmenti rrugor zona Shipol në Mitrovicë, njofton Telegrafi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se nnjë person i moshës 33 vjeçar ka pësuar lëndime pasi është goditur nga vetura.


“Pas tretmanit në Spitalin Rajonal në Mitrovicë i lënduari është dërguar në QKUK, kurse drejtuesit të veturës i është caktuar masa e ndalimit policor”, tha ai. /Telegrafi/

Foto nga arkivi