LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Ushtrinë ta bëjmë në koordinim me miqtë ndërkombëtarë

Kelmendi: Ushtrinë ta bëjmë në koordinim me miqtë ndërkombëtarë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se ndoshta presidenti Hashim Thaçi është nxitur nga refuzimi i Listës Serbe për krijimin e ushtrisë së Kosovës që të marrë një iniciativë të tillë për transformimin e FSK-së.

“Kam dëgjuar me kujdes edhe prezantimin e parë të presidentit gjatë Epopesë së UÇK-së ku paraqiti publikisht që shumë shpejtë do të procedohet Ligji për transformimin e FSK-së në Ushtrinë e Kosovës. Kjo është një shtytje që deklaratat e pandërprera të Listës Serbe që në asnjë formë ose mundësi nuk do ta mbështesin këtë transformim, ndoshta kjo e nxiti Thaçin që të vijë me një iniciativë të tillë”, tha Kelmendi në Zona B të Klan Kosovës, duke potencuar see krejt kjo iniciativë ishte e koordinuar.

“Sigurisht është koordinuar me kryeministrin dhe kreun e Kuvendit, sepse të tre vazhdimisht mbajnë kontakte të vazhdueshme. Kryeministri i dha detyrë ministrit Demolli të fillojë bashkëbisedimet me NATO-n, SHBA-të në mënyrë që të marrim një mendim se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim”.


“Ministri Demolli me shkresën që i ka dërguar presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit u ka treguar se ka shqetësimë të miqve ndërkomnbëtarë për iniciativa të njënashme por përkundërs kësaj letre presidenti doli me qëndrim dhe e dërgoi nismën e tij, si të drejtë kushtetutes e tij”.

Zëvendëskryeministri ka thënë poashtu se Kosova ka nevojë që të ketë Ushtri por që kjo të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët.

“Kosova ka nevojë të ketë Ushtri, por nuk jam që kjo të mos bëhet në koordinim me miqtë ndërkombëtarë.LDK është për transformim të FSK-së, është në mbështetje të çfarëdo ligji që vjen në Parlamentin e Kosovës dhe çfarëdo iniciative që vjen në Qeverinë e Kosovës”, tha Kelmedi.

Ai  ka thënë se nëse ka mungesë të mbështetjes së ndërkombëtarëve, është vetë Thaçi që duhet ta tërheqë atë.

“Iniciuesi i Ligjit është presidenti, shpresoj se nëse ka ndonjë ndryshim, ishte dashur që iniciuesi ta tërheqë Ligjin. Patatja e nxehtë le t’i mbetet atij që e ka sjellë. Nuk mund të na mbesë neve, ne kemi qëndrim të mirë për FSK-në por ai ka të drejtë që ashtu si e ka sjellë projektligjin ta tërheqë atë, nëse është në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesat e Bashkësisë Ndërkombëtare”.

“Iniciativa është e mirë dhe e drejtë dhe me arsye por Bashkësia Ndërkombëtarë mund ta detyrojë iniciuesin ta kthejë prapa”, ka thënë Kelmendi.

Zëvendëskryeministri Kelmendi ka thënë se momentumi i ri në Kosovë mund të shtyjë Listën Serbe që të jetë aktive në procese të rëndësishme për Kosovën.

“Ne po nxisim një refleksion pozitiv të bashkëpunimit dhe kthimit të Listës Serbe në jetën aktive politike  në mënyrë që proceset me rëndësi për Kosovën të zgjidhen nga vetë kosovarët, t’i ikim ndikimit që vjen nga Serbia në drejtim të Listës Serbe”.

“Besoj që kjo do të ushtrojë më shumë presion tek Lista Serbe, që të kthehen në institucionet e Kosovës”.

Ai ka thënë poashtu se interesat me Bashkësinë Ndërkombëtare janë shumë më të mëdha se sa lëvizjet e tanishme për transformimin e FSK-së.

Kelmendi ka deklaruar poashtu se Qeveria e sotme udhëheqë me ligje, ndërsa në të kaluarën sipas tij, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Ne jemi mësuar të kemi një Qeveri që e ka sjellë Kosovën në krim dhe korrupsion dhe në sistem juridik joadekuat dhe jo funksional dhe si të tillë jemi mësuar që të kemi një Qeveri që merr vendime të shpejta. Mustafa është i interesuar të respektojë Kushtetutën dhe ligjet. Sot qeveriset me ligje, në të kaluarën jo”, tha Kelmendi. /Klan Kosova/