Kelmendi: Fitorja e Muhaxherit nuk meriton respekt

Kandidati i LVV-së për Pejë, Taulant Kelmendi, ka komentuar rezultatin e balotazhit, ku fitues doli Gazmend Muhaxheri i LDK-së.
Ai e ka konsideruar rezultatin si të pritshëm për shkak të bashkimit të forcave politike të tjera, por ka theksuar se kjo fitore nuk është fitore e qytetit të Pejës.
“Për besë kjo është fitore e Gazmend Muhaxherit dhe grupit të tij nuk është fitore e qytetit të Pejës. Megjithatë ky është rezultati. Unë mendoj që ky rezultat është i ndikuar prej grupeve prej shumë bashkimeve të vjetruara politike dhe nuk meriton respekt megjithatë urime grupit të Gazmend Muhxaherit”, ka deklaruar Kelmendi në lidhje telefonike në Debat Plus.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































