LAJMI I FUNDIT:

Kelani tregon arsyet pse nuk u vetëmbrojtën policët e kidnapuar nga Serbia

Kelani tregon arsyet pse nuk u vetëmbrojtën policët e kidnapuar nga Serbia

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar se ka pasur veprim të organizuar të njësive policore të Serbisë, për t’i rrëmbyer tre zyrtarët policorë, patrullues të vijës kufitare me Serbinë.

Sipas tij, për shkak të këtij veprimi të organizuar për kidnapim, zyrtarët policorë të Kosovës, nuk kanë mundur të reagojnë. Sipas tij, në raste të tjera, policët kanë të drejtë ta përdorin çdo mjet të mundshëm për t’u vetëmbrojtur.

Policia: Tre policët u kidnapuan brenda territorit të Kosovës, ata janë policë kufitarë dhe të shtyrë në moshë
Lexo po ashtu Policia: Tre policët u kidnapuan brenda territorit të Kosovës, ata janë policë kufitarë dhe të shtyrë në moshë

Ai bëri të ditur se policët e Kosovës, janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës dhe jo të Serbisë, sic pretendojnë autoritetet atje.


“Çdo polic i din detyrat e veta si duhet të veproj, si janë të përcaktuara me ligj dhe me procedurë. Por ndonjëherë situata dhe forma e rastit të dirigjon ndryshe, në këtë rast duke e parë që ka qenë një veprim i organizuar për një kidnapim klasik, ka ndodh ky rast si ka ndodh. Në raste të tjera, zyrtarët në vetëmbrojtje kanë të drejtë të përdorin çdo mjetë të mundshëm në vetëmbrojtje”, ka thënë ai.

Tutje Kelani, tha se në zonat kufitare me Serbinë ka nevojë të shtohet prezenca kufitare.

“Ka nevojë të shtohet prezenca policore [në kufi]. Aty ku vlerësohet që duhet të ketë nevojë të shtohet nevoja policore normal se duhet të shtohen”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Kalo në kategori