LAJMI I FUNDIT:

KEK-u dhe Ballkani sigurojnë inkuadrimin në Superligë, Vushtrria dhe Ferizaj në barazh  

KEK-u dhe Ballkani sigurojnë inkuadrimin në Superligë, Vushtrria dhe Ferizaj në barazh  

Janë mësuar emrat e dy skuadrave që do të luajë në Superligë në sezonin e ardhshëm dhe dy skuadrat tjera që do të kërkojnë inkuadrimin nga barazhi.

Ka përfunduar me sukses dhe pa befasi java e parafundit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

KF KEK-u (Foto: Facebook)
KF Ballkani (Foto: Facebook)
Ballkanit i buzëqesh Superliga - tri finale për klubin që shkëlqeu me lojë, organizim dhe tifozëri
Lexo po ashtu Ballkanit i buzëqesh Superliga - tri finale për klubin që shkëlqeu me lojë, organizim dhe tifozëri

Lideri i deritashëm, Ballkani, ka barazuar në udhëtim te Vushtrria pa gola, duke bërë që të bie në pozitën e dytë me 64 pikë.


Megjithatë, kjo pozitë ja siguron inkuadrimin direkt në Superligën e Kosovës, ashtu sikurse edhe KEK-u që është në vendin e parë me 65 pikë pas fitores në udhëtim te Fushë Kosova.

Kjo gjiro ka mësuar edhe skuadrat që do të ndajnë pozitat tre dhe katër, e të cilat janë Vushtrria dhe Ferizaj.

Vushtrria do ta kërkoj Superligën me anë të barazhit (Foto: KF Vushtrria/Facebook)

Këto dy skuadra do ta kërkojnë inkuadrimin në Superligë me anë të barazhit, ku njëra skuadër është Flamurtari dhe tjetra do të mësohet pas javës së fundit.

Vushtrria do ta kërkoj Superligën me anë të barazhit (Foto: KF Ferizaj/Facebook)

Po ashtu pas rezultateve të sotme është mësuar edhe skuadra e dytë që do të bie në Ligën e Dytë.

Kosovës së Prishtinës në një rang më të ulët të garave do t’i bashkohet edhe skuadra e Hajvalisë.

Rezultatet nga Liga e Parë:

Dukagjini – Rahoveci 3:3
Vushtrria – Ballkani 0:0
Trepça – Hajvalia 4:0
Fushë Kosova – KEK-u 1:2
Vitia – Kika 0:1
Ferizaj – Onix Banja 0:0
Ramiz Sadiku – Bashkimi 2:2
2 Korriku – Kosova 3:0

Tabela:

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Ndërkombëtare
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori