Ajo momentalisht është njëra prej modeleve shqiptare më të kërkuara dhe jo vetëm.

Fjala është për modelen Kejvina Kthella, e cila rrëmben vëmendje të madhe sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.


Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, gjersa ka ndarë me ndjekësit një imazh tejet provokues të sajin.

Fotografia në fjalë e shfaq atë në formë të mrekullueshme dhe natyrisht se në plan të parë ka vënë figurën trupore, për të cilën edhe flitet vazhdimisht.

E veshur me të brendshme kuq e zi e me një pozë joshëse, biondja ka bërë që të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe reagimet nga ndjekësit e saj, teksa postimi është pëlqyer nga mbi 13 mijë njerëz për vetëm pak kohë nga publikimi.

Kejvina tashmë është bërë partnere e shumë brendeve të njohura, e cila njëherësh është një nga modelet më aktive në Shqipëri.

Ajo tash e një kohë është zhvendosur në Itali dhe atje po vazhdon të zhvillojë një sërë aktivitetesh. /Telegrafi/