Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, ka sqaruar për ndërprerjet e energjisë elektrike në vend.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, shpjegon se ndërprerjet e energjisë shkaktohen për shkak të prishjeve teknike dhe motit të ligë.
“Siç e dini, KEDS ka trashëguar një rrjet të vjetër elektrik, dhe për pasojë, prishjet në rrjetin elektrik është e pamundur të evitohen plotësisht. Për fat të mirë, thuajse asnjëherë nuk ndodhin probleme në ato lokacione ku KEDS tashmë ka investuar për të përmirësuar rrjetin. Për këtë arsye, kompania vazhdon të investojëçdo vit në tërë Kosovën për të ndërruar rrjetin e vjetër me një rrjet modern”, shton Buzhala.
Gjatë ditës së djeshme, KEDS njoftoi se është mobilizuar për të garantuar furnizim stabil me energji elektrike gjatë stinës të dimrit.
Fundjavën e kaluar, dy komuna të Kosovës, Fushë Kosova dhe Suhareka, janë përballur me mungesë disa orëshe të energjisë, gjë që ngjalli reagimin e qytetarëve të këtyre komunave. Por, sipas Buzhalës, ndërprerja e përkohshme e energjisë ka qenë e domosdoshme për shkak të intervenimeve në rrjet.
“Por, nuk ka reduktime. Pra, bëhet fjalë vetëm për intervenime të domosdoshme në rrjet, që shkaktojnë ndërprerje disa orëshe. Ne nuk mund të punojmë në tension të lartë, dhe për këtë kërkojmë edhe mirëkuptim nga qytetarët”, thotë ai.
Javë më parë, edhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ZRRE, i kishte kërkuar KEDS që të mos bëjë reduktime të energjisë elektrike, përvec në ato raste kur intervenime është i domosdoshëm.
Buzhala përmend edhe një tjetër problem me të cilin vazhdojnë të përballen që një kohë të gjatë.
Sipas tij, humbjet në rrjet, që ndodhin edhe për shkak të kyçjeve ilegale nga konsumatorë të pa ndërgjegjshëm, e rëndojnë situatën.
“Dhe pikërisht ato lokacione ku ka keqpërdorim më të madh të energjisë ballafaqohen me ndërprerje sepse rrjeti nuk arrin të përballojë mbingarkesë. Ne kemi apeluar shumë herë tek autoritetet që të bëjnë më shumë në këtë drejtim. Ne i identifikojmë mijëra raste në vit të keqpërdorimeve, por duhet që edhe gjykatat ta kryejnë pjesën e tyre të punës”, thotë Buzhala.
Të hënën, Kosova theu rekordin e konsumit të energjisë elektrike. Amvisëritë dhe bizneset kanë konsumuar afër 20.000 megavatë energji brenda 24 orëve të asaj dite.
Aktualisht, vendi importon një pjesë të energjisë elektrike, meqë prodhimi i brendshëm nuk përmbush të gjithë nevojën e konsumit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025