LAJMI I FUNDIT:

A ke fjetë zëvendëskryeministër, se jemi bë merak – Mirë, ju? Deklaratat e deputetes së PDK dhe të zëvendëskryeministrit Bislimi në Komisionin për Integrime

A ke fjetë zëvendëskryeministër, se jemi bë merak – Mirë, ju? Deklaratat e deputetes së PDK dhe të zëvendëskryeministrit Bislimi në Komisionin për Integrime

Një ditë më parë Komisioni për Integrime ka mbajtur mbledhjen e radhës, ndërsa i pranishëm për raportim ishte edhe zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri Bislimi gjatë kësaj mbledhje ka raportuar për çështjen e dialogut Kosovë- Serbi, takimit Kurti-Vuçiq, pastaj për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai është pyetur edhe për deklaratën e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli për mediat, e që nxiti debat në vend.

Në fillim të mbledhjes, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, ndërsa pyeti zëvendëskryeministrin edhe si e bën gjumin.


“A ke fjet zëvendëskryeministër, a ju ka marrë gjumi se jemi bo merak”, e ka pyetur Deliu-Kodra zëvendëskryeministrin Bislimi.

“Mirë, ju?”, ishte përgjigjja e Bislimit.

E gjithë kjo erdhi pas një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se zëvendësi i tij “bie në gjumë dhe zgjohet në mëngjes me preokupimin e çështjes së energjisë dhe pagesës në veri të vendit”.

U kërkua që Qeveria dhe Kuvendi të marrin masa ndaj mediave, Bislimit i kërkohet të distancohet nga deklarata e Fitore Pacollit

Temë e debatit në Komisonin për Integrime ishte edhe deklarata e deputetes Fitore Pacolli, se Qeveria dhe Kuvendi duhet të marrin masa ndaj mediave.

Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i është kërkuar nga anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane, që të distancohet kjo deklaratë.

U kërkua që Qeveria dhe Kuvendi të marrin masa ndaj mediave, Bislimit i kërkohet të distancohet nga deklarata e Fitore Pacollit
Lexo po ashtu U kërkua që Qeveria dhe Kuvendi të marrin masa ndaj mediave, Bislimit i kërkohet të distancohet nga deklarata e Fitore Pacollit

Ishte deputetja e PDK-se, Blerta Deliu-Kodra e cila ia kërkoi Bislimit që mbajë një qëndrim lidhur me deklaratat e deputetes Pacolli.

“Për rastin e Fitore Pacollit… pse s’po e thoni një fjalë, pse s’po merrni anë me thënë ‘është gabim’ sepse jeni zëvendëskryeministër, përgjegjës për procesin integrues dhe për çështje të dialogut Prandaj, ju e dini shumë mirë, për një vend demokratik që raportet të vijnë me zëra të shumicës që sot kërkon censurë, dhe kërkon të ketë kontroll nga Kuvendi dhe Qeveria për mediat, është më e pakta që duhet ta thoni sot në këtë takim”, tha Deliu.

Por Bislimi, nuk deshi fare ta prekë këtë temë duke u shprehur “se nuk jam këtu për këtë çështje”.

“Nuk kam ardhur të bëj debat politik me juve, për arsye se deputetët mes vete e kanë pastaj seancën plenare ku i ballafaqojnë qëndrimet, e kjo vlen edhe për ato brengat që i keni ju për deklaratën e deputetes rreth mediave”, tha ai.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ditë më parë në seancën e Kuvendit të Kosovës u deklarua për punën e mediave në vend, duke thënë se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media përmes së cilës është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik.

“Edhe si Qeveri edhe si Kuvend duhet të marrim masa sepse viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media përmes së cilës është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik

Pra këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe të Qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e medias, transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, tha ajo.

Optimist se regjimi i vizave do të largohet shpejt, dështon takimi i 19 korrikut ndërmjet Kurtit dhe Vuçqit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut.

Bislimi, duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, bëri të ditur se ka dështuar aranzhimi për takim Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Sipas tij, Vuçiq, ka dhënë arsye jo relevante për të mos u takuar me kryeministrin Kurti gjatë kësaj jave.

Dështon takimi i 19 korrikut Kurti-Vuçiq në Bruksel
Lexo po ashtu Dështon takimi i 19 korrikut Kurti-Vuçiq në Bruksel

Madje, sipas tij, takimi me homologun e tij serb, Petkoviq dështoi edhe javën e kaluar.

Duke folur për marrëveshjen për energjinë në veri, Bislimi tha se ka vonesa të qëllimshme për zbatim të udhërrëfyesit nga Elektroserveri.

Para deputetëve, Bislimi u shpreh optimist edhe për liberalizimin e vizave.

“Është punuar bukur shumë me dëmtu procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo jam optimist që regjimi i vizave do të largohet shpejt”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori