Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”.
Betim Musliu, hulumtues i lartë në IKD tha se raportin analitik është përgatitur si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit të rasteve të kundërvajtjeve që trajtohen nga institucionet publike dhe sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës.
“Keqadministrimi i rasteve të kundërvajtjeve nga institucionet publike dhe sistemi gjyqësor, ka prodhuar pasoja shumë dimensionale për shoqërinë në Kosovë. Në njërën anë, bëhen investime milionëshe për të arritur deri te identifikimi dhe shqiptimi i kundërvajtjeve, ndërsa në anën tjetër këto lëndë kur shkojnë në gjykatë, parashkruhen apo thënë shkurt e shqip, hudhen në shportë, dhe si rezultat i mos ekzekutimit të këtyre kundërvajtjeve, del se shkaktohen dëme milionëshe për buxhetin e taksapaguesve”, tha ai.
Arrita Rezniqi, hulumtuese në IKD, tha se kundërvajtjet përbëjnë një nga shkeljet më të shpeshta që ndodhin në përditshmërinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Kësisoj, edhe trajtimi i tyre nga institucionet gjegjëse duhet të bëhet me efikasitet, në mënyrë që të evitohen mundësitë që këto lëndë të parashkruhen, duke marrë për bazë afatet e shkurta të parashkrimit të këtyre rasteve. Fatkeqësisht, praktika tregon se këto raste nuk trajtohen dhe zgjidhen me kohë, e rrjedhimisht vjen deri tek parashkrimi i tyre. E nga kjo rrjedhin pasoja të tjera, si mos mundësia e shtetit që t’i sjell para përgjegjësisë personat që bien ndesh me ligjin dhe dëmi në buxhetin e shtetit si rezultat i mos arkëtimit të mjeteve nga kryesit e kundërvajtjeve. Si rezultat i mos efikasitetit të gjykatave në tërë territorin e Kosovës, vetëm në tre vitet e fundit, janë parashkruar mbi 170,000 lëndë kundërvajtëse apo miliona euro”, tha Rezniqi.
Rezniqi tha se nga të gjitha të dhënat e analizuara dhe paraqitura edhe në mënyrë grafike në raport, vërehet qartë se në vitin 2018, numri i lëndëve të pranuara në gjykatat themelore të vendit ka shënuar rënie të dukshme.
“Kjo tregon se Ligji i ri për Kundërvajtje me autorizimet që i ka dhënë edhe organeve administrative për shqiptimin e gjobave, ka bërë që numri i lëndëve të kësaj natyre në gjykatat e vendit, të zvogëlohet. Pra mund të shihni se nga 355,865 lëndë sa janë pranuar në vitin 2016, ky numër ka rënë në vetëm 34,812 lëndë. Megjithatë, edhe përkundër këtij ndikimi, efikasiteti në vitin 2018 ka shënuar shkallën më të ulët për tri vitet e fundit”, tha ajo
Hulumtuesja Rezniqi theksoi se parashkrimi i lëndëve të kundërvajtjeve nuk është çështje shqetësuese vetëm për shkak të vlerave të mëdha që i arrin, por sidomos për shkak të pasojave që i shkakton.
“Kështu, humbet qëllimi i trajtimit të lëndëve të kësaj natyre, sepse kur nuk ndëshkohen përgjegjësit, atëherë kot zhvillohen procedurat. Në këto raste parashkrimi i kundërvajtjeve çon në shkeljen e të drejtës së jetës dhe sigurisë, si dhe të drejtës së pronës. Pra, parashkrimi i këtyre rasteve paraqet shkelje të së drejtës së pronës të atyre që paguajnë gjobën sepse, në këto raste, çështja se kush e paguan gjobën dhe kush jo, është komplet arbitrare. Pastaj, pasojë tjetër është rritja e numrit të recidivistëve, të cilët shpëtojnë lehtë, rastet iu parashkruhen dhe në përceptimin e tyre nuk ka pasoja, andaj dhe nuk ka pse të kenë kujdes në të ardhmen”.
Rezniqi tha se nga parashkrimi i lëndëve të kundërvajtjeve dëmtohet rëndë buxheti i shtetit dhe krejt këto pasoja me radhë çojnë pastaj në uljen e besimit të publikut në punën e sistemit të drejtësisë në Kosovë. “Sipas përllogaritjes së IKD-së, të shpjeguar në detajë në metodologjinë e hulumtimit të këtij raporti, rezulton se për shkak të parashkrimit të lëndëve kundërvajtëse përgjatë tri viteve të kaluara (2016, 2017, 2018) buxheti i shtetit ka humbur në total rreth 2,152,142.05 euro të mundshme për t’u inkasuar.”
Anesa Hoxha hulumtuese në IKD ka prezantuar rekomandimet për institucionet publike dhe gjyqësorin, për të adresuar gjetjet shqetësuese sa i përket dëmeve që shkaktohen nga keqadministrimi dhe parashkrimi i lëndëve të kundërajteve.
Ajo tha se duhet të rritet efikasiteti i punës së gjyqtarëve, duke shfrytëzuar ndryshimet në ligjin për kundërvajtje, do të thotë numrin më të vogël të lëndëve të pranuara, e rrjedhimisht edhe numrin më të vogël të lëndëve në punë. Hoxha tha se përmes rritjes së efikasitetit në trajtimin e rasteve të kundërvajtjeve dhe do të evitohej parashkrimi i lëndëve dhe të ishte shtysë edhe për organet e tjera që të jenë sa më efikas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tentativa e radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në ora 10:00 pritet vazhdimi i seancës konstituive

Aksion policor sërish në Kaçanik lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika

A është arritur marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Duda Baljes, flet Peci

Sot vazhdimi i seancës konstituive, a do t’i ketë LVV votat e nevojshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit?

Vetaksident me fatalitet në Suharekë

Tërmet në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit