Peja e ka fituar edhe takimin e pestë në Superligës së basketbollit pas ka mposhtur Vëllaznimin me lehtësi me rezultat 113:57.
Ekipi pejan ishte gjatë tërë ndeshjes dominues dhe këtë e tregon edhe rezultati në dy çereket e parë, ku përfunduan me rezultat 27:12 dhe 25:18.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të ‘Shqiponjave’, ku vetëm në çerekun e tretë pejanët arritën të fitojnë me 34:8, duke shuar çdo shpresë të gjakovarëve, ndërsa edhe në çerekun e katërt vazhdoi dominimi i pejanëve.
Në këtë takim, basketbollisti më i dalluar ishte Alban Veseli me 23 pikë e shtatë kërcime te Peja, ndërsa te Vëllaznimi ishte Beq Kovaqi me 16 pikë e një kërcim.
Në takimin tjetër në mes të Golden Eagle Ylli dhe Kerasan Prishtina, fitoi skuadra nga Suhareka me rezultat bindës 95:60. /Telegrafi/