LAJMI I FUNDIT:

Katrougalos: Maqedonia dhe Greqia dje kanë njoftuar OKB-në se i kanë dhënë fund kontestit për emrin

Katrougalos: Maqedonia dhe Greqia dje kanë njoftuar OKB-në se i kanë dhënë fund kontestit për emrin

Zv.ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos, në një intervistë për radion greke “Sto Kokino”, tha se me marrëveshjen e Prespës fillon një periudhë e re marrëdhëniesh të mira, bilaterale dhe miqësore mes dy vendeve, njofton AIM nga Athina.

Katrougalos sqaroi se dje është dërguar nota diplomatike, por gjithashtu është dërguar edhe letra e përbashkët nga të dyja vendet në Kombet e Bashkuara “me të cilën Sekretari i Përgjithshëm njoftohet se konkretisht ka marrë fund kontesti që ka zgjatur gati 30-vjet”.

“Siç e kamë thënë disa herë se ka qenë marrëveshje e mirë, së pari fillon një periudhë e mirë, bilaterale, marrëdhënie miqësore në mes të dyja vendeve, por edhe më e rëndësishmja nga kjo është se e stabilizon rajonin më të gjerë të Ballkanit dhe na jep kapital të vlefshëm politik për ta shpenzuar aty ku nevojitet, në lindje të vendit tonë”, tha Katrougalos.


Në lidhje me paralajmërimet e liderit të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, se nuk do ta lëshoj mundësinë që të vendos veto për vendin tonë në rrugën drejtë BE-së, Katrougalos tha se “është e qartë se Greqia mban të drejtën e vënies së vetos në çdo kohë të negociatave jo vetëm në çështjet që lidhen me legjislacionin evropian, por edhe në çështjet që lidhen me zbatimin e marrëveshjes së Prespës, pasi këto janë çështje të marrëdhënieve të mira fqinjësore”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori