Katica Janeva shpallet prokurorja më e mirë e Ballkanit

Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (INSLMB), prokurores speciale Katica Janeva ia ka ndarë çmimin e "Prokurores më të mirë të Ballkanit, ndërsa PSP-në e ka nderuar me "Prokuroria më e mirë në Ballkan".
Çmimet i ndau nënkryetari i Këshillit Drejtues të INSLMB, Ernest Petriç, i cili momentalisht është anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Drejtësi në OKB, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Katica Janeva në emër të saj dhe të PSP-së i falënderoi për mirënjohjen dhe tha se përkrah mbështetjes së vazhdueshme nga qytetarët e Maqedonisë, kjo mirënjohje do të jetë motiv shtesë për punën e ardhshme./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































