Për shkak të qëndrimit të gjatë në pozitën ulur dhe të lëvizjes së pakët mund të ndodhin dhembje dhe vështirësi të ndryshme, posaçërisht të dëmshme për kurrizin.
Efektet më të shpeshta të qëndrimit të gjatë në pozitën ulur janë muskujt të dobët dhe të shtangur, gilcat dhe ligamentet të shkurtra, gjë që më në fund i shkakton edhe dhembje në shpinë dhe në qafë.
Zgjidhja më e mirë janë ushtrimet! – transmeton Telegrafi.
Zogu – Qeni
Qëndroni në pozitën, duke u mbajtur në duar dhe gjunjë, ndërsa shpina të jetë rrafsh. Njëkohësisht ngrini një dorë dhe këmbën e kundërt, ashtu që shpina të mbetet rrafsh, pastaj kthehuni në pozitën fillestare. Bëni 4 seri nga 15 përsëritje.
Ngrini kërdhokullat
Shtrijuni në dysheme dhe hapni këmbët, ashtu që gjunjët të jenë në gjerësi të supeve. Ngrini kërdhokullat, duke mbajtur pjesën tjetër të trupit në dysheme, pastaj kthehuni në pozitën fillestare. Bëni 4 seri nga 15 përsëritje.
Shtrijuni prapa
Shtrijuni në bark. Ngrini pjesën e sipërme të trupit dhe mbani trupin shkurt në atë pozitë. Kthehuni në pozitën fillestare. Bëni 4 seri me 10 deri 15 përsëritje.
Ngritja e peshës
Shumica prej jush me siguri në shtëpi nuk ka pesha, mirëpo çdo peshë në këtë ushtrim është e mirëseardhur. Mund të përdorni shishet dylitërshe të ujit. Uluni në dysheme dhe mbështetni gjoksin në gjunjë. Ngrini duart dhe ngadalë vetëm ktheni. Bëni 4 seri me 12 – 15 përsëritje. /Telegrafi/