Katër persona gjetën vdekjen nga një sulm të dyshuar terrorist me thikë në një qendër tregtare dhe pikë karburanti në Beersheba – Izrael, me një numër të tjerë të plagosur në sulm, sipas shërbimeve të urgjencës.
Sipas The Jerusalem Post, përcjell Telegrafi, autoritetet erdhën në vendngjarje për të trajtuar viktimat dhe policia po kontrollon zonën për shkak të dyshimeve se mund të ketë një tjetër sulmues në arrati.
Siç ka bërë të ditur policia, sulmuesi mbërriti në një pikë karburanti dhe goditi me thikë një grua përpara se të hipte në një makinë dhe të përplaste një burrë që hipte në një biçikletë.
📹 فيديو متداول لمنفذ العملية في مدينة بئر السبع بالنقب المحتل pic.twitter.com/kEZJTCvJ0M
— وكالة صفا (@SafaPs) March 22, 2022
Më pas ai doli nga makina dhe goditi me thikë një burrë dhe një grua përpara se të qëllohej dhe të vritej nga një kalimtar civil.
https://twitter.com/manniefabian/status/1506293475448348690?s=20&t=J_xg32DnoZutgaMssmBQxw
Mediumi në fjalë thotë se sulmuesi, Muhammad Alab Ahmed abu Alkiyan, është një beduin izraelit nga qyteti Hura, i cili ka vuajtur dënimin në burgun izraelit në të kaluarën.
תיעוד הפיגוע בבאר שבע: המחבל מסתובב עם סכין ונורה pic.twitter.com/216CekbNiA
— mako (@mako_feed) March 22, 2022
Alkiyan u arrestua në vitin 2015, së bashku me një numër të dyshuarish të tjerë, për mbështetjen dhe promovimin e ISIS-it te studentët në një shkollë ku ai jepte mësim.
Kjo raportohet të jetë sulmi i tretë me thikë këtë javë. Të dielën, dy oficerë policie u plagosën në një sulm me thikë në lagjen Ras al-Amud të Jerusalemit lindor ndërsa të shtunën, një 35-vjeçar u godit me thikë dhe u plagos lehtë në rrugën Hebron në Jerusalem. /Telegrafi/