LAJMI I FUNDIT:

Katër tabu dhe përballje të mëdha brenda për brenda ndeshjes Chelsea – Real Madrid

Katër tabu dhe përballje të mëdha brenda për brenda ndeshjes Chelsea – Real Madrid

Chelsea pret Real Madridin në kuadër të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Madridi ishte mbyllur me rezultat 1-1, ndërsa në “Stamford Bridge” do të caktohet finalisti i dytë, pasi Manchester City të martën ka prerë biletën për në Stamboll.

Kjo ndeshje sjell disa duele interesante, sidomos atë mes trajnerëve.


Zinedine Zidane ende nuk e ka mundur asnjëherë Thomas Tuchel

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është i pamposhtur në pesë duelet e tij me Zinedine Zidanen.

Trajneri gjerman ka vetëm me një fitore dhe katër barazime ndaj francezit.

Azpilicueta dhe fitoret e munguara ndaj Real Madridit

Cesar Azpilicueta, kapiteni dhe idhulli i Chelseat, ka arritur të mposhtë vetëm një herë Real Madridin në karrierën e tij.

Ajo fitore erdhi gati 12 vjet më parë kur Osasuna fitoi 2-1 ndaj Realit në vitin 2009.

Dueli i madh: Karim Benzema vs Oliveir Giroud

Mungesa e Karim Benzema në ekipin kombëtar francez ka provokuar fërkime ndër vite.

Yllii Real Madrid nuk kishte zgjedh fjalët në drejtim të Olivier Giroud, i cili është sulmuesi kryesor i Francës.

“Ne nuk mund ta ngatërrojmë një makinë kartingu me një makinë të Formula 1. Unë jam mik me të, por unë jam makinë e Formula 1”, ka  thënë Benzema për Nr. 18 të Chelseat.

Ndeshjet mes tyre: Real Madrid kurrë nuk e ka mposhtur Chelsean

Chelsea ka rekord më të mirë në takimet midis dy palëve.

Madje skuadra angleze e ka mposhtur Real Madridin në dy finale. Fillimisht  mposhti në vitin 1971 në finalen e Kupës së Fituesve të Kupave, pas dy ndeshjes me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Pastaj vjen ndeshja në Superkupën e Evropës në vitin 1998 ku anglezët fituan 1-0.

Ndeshja e tretë është barazim 1-1 i javës së kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Premier League
Kalo në kategori