Nesër (e diel) më datë 12 nëntor pritet të mbahet evenimenti më i madh i ndarjes së çmimeve në Evropë, “MTV Europe Music Awards”.
Mbrëmja do të zhvillohet në Wembley Arena të Londrës, me nikoqire artisten e njohur shqiptare, Rita Ora.
Kjo do të jetë hera e gjashtë që Mbretëria e Bashkuar ka organizuar shfaqjen e çmimeve “MTV EMA”, dhe për herë të dytë Londra do të jetë qyteti mikpritës.

Londra fillimisht priti ceremoninë e shpërblimeve në vitin 1996 në Pallatin Alexandra, ndërsa të njëjtën gjë do ta bëjë sivjet në një gala mbrëmje madhështore.
Taylor Swift është artistja më e nominuar në këtë mbrëmje me gjithsej gjashtë nominime, ndërsa pasohet nga Shawn Mendes, e cila numëron gjithsej pesë nominime.
Për herë të parë, siç nuk ka ndodhur më parë, janë gjithsej katër shqiptarë që do të jenë pjesë e kësaj mbrëmje të madhe të ndarjes së çmimeve.
Telegrafi ju sjell në vazhdim emrat e personazhëve shqiptarë që pritet të shkëlqejnë në “MTV EMA 2017”.

Përveçse do të jetë nikoqirja e mbrëmjes, Rita është edhe e nominuar në një nga kategoritë. Ajo gjendet në listën e të nominuarave për “Dukjen më të mirë gjatë vitit’.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Ora është shprehur se ndjehet e lumtur që do ta ketë rastin ta shijojë këtë mundësi që i është ofruar një herë në jetë.
“Dua të shijoj momentin. Është qëllimi përfundimtar i jetës. Unë jam e paduruar, gjithmonë dëshiroj të përmirësohem. Por, kurrë nuk e kam kursyer veten në punë apo edhe në marrëdhënien time me audiencën. Dhe kur të vijnë këto momente, ti e kupton se çdo përpjekje ka kuptim”, është shprehur në një intervistë për Corriere Della Sera, këngëtarja e lindur në Kosovë.

Është padiskutim një ndër personazhet më të përfolur të vitit. Artisja nga Prishtina, Dua Lipa, është nominuar në gjithsej tri kategori në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards” për këngën e saj “New Rules”.
Dua është e nominuar për çmimet: “Artistja e re më e mirë”, “Vepra më e mirë në Britani dhe Irlandë”, si dhe për “Dukjen më të mirë”, në këtë të fundit i bën konkurrencë edhe artistes tjetër nga Kosova, Rita Ora.
Lipa gjithashtu do të dhurojë një performancë spektakolare gjatë mbrëmjes, duke kënduar një kolazh me hitet e saj më të fundit.

Një emër jo edhe shumë i spikatur në trevat shqiptare, por shumë i suksesshëm në Zvicër. Është ky rep-artisti me prejardhje nga Kosova, XEN, i cili ka arritur të nominohet në kategorinë për këngën më të bukur nga Zvicra.
Kënga e tij “Sandchaschte” e punuar nga producentët e njohur zviceranë, Lii dhe Sam Million, është spikatur nga juria e “MTV EMA 2017”, duke u listuar kështu në kategorinë e këngëve më të suksesshme nga Zvicra.
XEN, emri i vërtetë i të cilit është Shkelzen Kastrati, do të jetë i pranishëm nesër në sallë, ndërsa nuk do të performojë, por do të ngjitet në skenë në rast se shpërblehet me çmimin në fjalë.

Ishte një nga zërat më të bukur të këtij viti në “Sanremo” dhe nuk kishte se si të mos binte edhe në syrin e eventit më të madh në Evropë.
Ermal Meta, djaloshi me prejardhje nga Fieri i Shqipërisë, theu zemrat e të gjithëve me këngën e tij “Vietato Morire”, e cila trajtonte temën e dhunës në familje, dhe i solli vendin e tretë në festivalin më të madh italian.
Kjo këngë është gjithashtu e nominuar në kategorinë “Vepra më e mirë italiane”, dhe konkurrohet nga këngëtarët e famshëm italianë si: Francesco Gabbani, Thegiornalisti, Fabri Fibra dhe Tiziano Ferro.
Gjasat që Ermali të shpërblehet me çmim, janë të mëdha. Kjo për faktin se kënga e tij ka pasur një ndikim të madh te publiku italian, megjithatë mbetet të shihet se çfarë ka vendosur publiku me votat e tij.
Këta janë shqiptarët që pritet të kenë sukses në mbrëmjen e nesërme, e cila njëherësh është një ndër ngjarjet më të mëdha të muzikës në Evropë.
Ndryshe, për çmimin kryesor, atë të “Këngës më të mirë të vitit”, janë nominuar emra të njohur të tregut ndërkombëtar, të cilët gjithashtu do jenë prezentë për të performuar në skenë.
Këto janë këngët që garojnë për çmimin “Kënga e vitit” në MTV EMA 2017:
Clean Bandit (në bashkëpunim me Sean Paul dhe Anne-Marie) — “Rockabye”
DJ Khaled (në bashkëpunim me Rihanna dhe Bryson Tiller) — “Wild Thoughts”
Ed Sheeran — “Shape of You”
Luis Fonsi në bashkëpunim me Daddy Yankee dhe Justin Bieber) — “Despacito (Remix)”
Shawn Mendes — “There’s Nothing Holdin’ Me Back. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Escada” vjen me hitin “Bali Paradise” nga këngëtarja shqiptare Donna Dafi, e cila është edhe imazhi i kësaj marke për vitin 2025

Alec Baldwin zbulon se u diagnostikua me PTSD pas tragjedisë në xhirimet e filmit “Rust”

Gjesti i gatuan ‘kulaç’ Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës