Një ditë më parë u bënë të ditura katër pikat për tejkalimin e situatës së tensionuar në veri të vendit pas një takimi që pati zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pikat u bënë të ditura të martën në orët e vona pas dakordimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, gjersa Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është pajtuar të zvogëloj praninë policore dhe zgjedhjet e reja në katër komunat të shpallen pas verës.
Në një njoftim për media Qeveria njofton se fokusi kryesor i takimit nё Bratisllavё me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Lajçak ishte krijimi i parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.
Nё kёtё drejtim Qeveria thotë se janë dakorduar për katër pika:
“Qeveria e Kosovës publikisht e tregon gatishmërinë e saj për të kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjëhershëm nё masën e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.
“Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundësinë për zvogëlim tё mëtejmë tё prezencës policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.
“Qeveria e Kosovës përmes njё deklarate publike mbështet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh përkushtimin pёr sigurimin e bazës sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”.
“BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes”.
Qeveria thotë se veprimet e sipërpërmendura do tё finalizohen brenda një periudhe dyjavore.
E pas njoftimit për dakordimin Kosovë-BE lidhur me tejkalimin e situatës në veri, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Serbia nuk mund të fshihet më prapa tentativave për tensione e kriza.
“Serbia duhet të ndalojë veprimet e saj nxitëse të dhunës, që çoi në sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, në konfiskimin e një arsenali të madh municionesh në afërsi të komunës së Zveçanit, e kidnapimin e tre zyrtarëve tanë policorë thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës”.
“Ka ardhur momenti që Serbia t’i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara. Nuk mund të fshihen më prapa tentativave për tensione e kriza, për eskalim të situatës. Ka ardhur momenti që marrëveshja të zbatohet, në mënyrë të drejtë, të pakushtëzuar e të balancuar”.
Ai shton se vullneti dhe konstruktiviteti i palës kosovare në këtë proces, asnjëherë nuk ka munguar.
“Këtë po e dëshmojmë në vazhdimësi. Asnjëherë nuk kemi vepruar apo kontribuar në eskalimin e situatës në veri, por vetëm në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. Në këtë frymë i marrim të gjitha vendimet e hapat tonë”, ka deklaruar pos tjerash Bislimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë