Këngëtarja kolumbiane, Shakira dhe futbollisti Gerard Pique, u takuan sërish në një stadium katër muaj pas ndarjes së tyre.

Të dy shkuan në Valencia për të brohoritur djalin e tyre, Milan, në kampionatin spanjoll të bejsbollit U-11.


Revista Hola zbuloi detajet e takimit dhe sqaroi se dy prindërit nuk ishin bashkë.

Screenshot 3 24 Shakira (Foto: Splash)

Shakira dhe Pique u ulën në vende të ndryshme të tribunës, të ndarë me disa metra dhe e mbështetën qartë djalin e tyre, i cili po përballej me një ndeshje të rëndësishme.

Artistja ishte miqësore me grupin e prindërve me të cilët nuk e kishte problem të bënte foto me ta. Pique, nga ana e tij, ka qenë gjithashtu pjesë e grupit dhe kishte veshur të njëjtën bluzë të turneut si të gjithë.

Revista Hola sqaron se këngëtarja dhe futbollisti, të cilët ishin shumë të përfshirë në ndeshjen e Milanit dhe ekipit të tij, nuk folën me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes, gjë që tregon tensionin mes ish-çiftit, në mes të një mosmarrëveshjeje ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Sipas raportimeve të fundit, beteja ligjore për këtë çështje po rezulton të jetë veçanërisht e ashpër.

Madje, në një nga takimet ligjore për këtë çështje, Pique është larguar nga godina ku po zhvillohej takimi.

Dyshja, që u ndanë pas 12 vitesh së bashkë, përveç Milanit kanë edhe një djalë të quajtur, Sasha. /Telegrafi/

Screenshot 4 21 Pique (Foto: Splash)