Janë bërë 4 muaj prej se Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për masakrën e Mejës, ndaj 53 personave. Por, aktakuza e ftesa, ende nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare ashtu siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale.
370 civilë shqiptarë u vranë e u masakruan, në prillin e vitit të 1999 në fshatin Mejë të Gjakovës.
Për këtë masakër, që është edhe një prej më të rëndave që ka ndodhur në Kosovë gjatë kohës së luftës, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë 4 muaj më parë.
Si rrallë herë, për ngritjen e kësaj aktakuze, prokurorët dolën edhe në konferencë për media, duke treguar se akuza është e ndarë në 3 pjesë dhe përfshinë gjithsej 53 persona.
Por, prej atij njoftimi për ngritjen e kësaj aktakuzë që është në mungesë, nuk është ndërmarr asnjë veprim tjetër. Edhe pas 4 muajsh nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare, ashtu siç parashihet edhe me ligj.
Nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tash e një javë nuk kanë kthyer përgjigje, ashtu sikurse nga Gjykata Themelore nuk janë përgjigjur për arsyet e mos publikimit të aktakuzës në Gazetën Zyrtare, për të vazhduar me procesin tutje.
Amer Aliaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se institucionet duhet të tregohen më efikase dhe të shpejta në rastet e tilla, ndonëse nuk ka ndonjë afat të caktuar.
“Çdo aktakuzë për krime të luftës, çdo rast për krimet e luftës duke pasur parasysh edhe koha e cila ka kaluar, pra tani jemi në 25 vjetorin e përfundimit të luftës, aktakuzat e krimeve të luftës duhet të trajtohen me prioritet dhe me një efikasitet të shpejte, për arsye se me kalimin e kohës vdesin personat të cilët kanë bërë krime, vdesin dëshmitarët dhe nuk duhet të humbet kohë, për shkaqe procedurale, por aty ku ka prova të procedohet”.
Para se të nisë procesi gjyqësor, gjykata duhet të kërkojë avokat për secilin të akuzuar, derisa në Odën e Avokatëve thonë se ende nuk kanë pranuar një kërkesë të tillë.
Ata shprehen të gatshëm që të ndihmojnë, që proceset gjyqësore për krime të luftës të përfundojnë në kohë të arsyeshme.
“Besoj se do të bëhet zgjidhje, në këtë rast dhe rastet e tjera avokatët në një formë e ndihmojnë edhe gjykatën për të zhvilluar proceset gjyqësore, dhe besoj që nuk do të jetë e vështirë, edhe pse mund të ketë ndonjë hezitim, nuk do të jetë e vështirë do të bëhet zgjidhje…Deri më tani nuk janë parashtruar kërkesa nga Gjykata, por në momentin që do të parashtrohet kërkesa Oda do të bëjë zgjidhje”, ka deklaruar Naim Rudari- nënkryetar i OAK-së.
Kompetencat për hetimin e krimeve të luftës, fillimisht kanë qenë tek UNMIK-u, pastaj tek misioni i EULEX-it, e që nga viti 2018, hetimi e ndjekja penale bëhen nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila deri më tash ka ngritur mbi 30 aktakuza./TV Dukagjini
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët