Mbi 200 anëtarë të ekipit të shpëtimit në Piharit në Chatisgarh të Indisë, po tentojnë të nxjerrin djalin shurdhmemec Raul Sahu, i cili katër ditë më parë ra në bunarin e thellë mbi 60 metra.

Ekskavatorët po tentojnë të hapin tunel pranë bunarit të gjerë vetëm një metër – e kushtet e rënda klimatike, terreni me gurë, gjarpërinjtë helmues dhe akrepat që jetojnë atje – po vështirësojnë edhe më shumë operacionin e shpëtimit, transmeton Telegrafi.


Ata po tentojnë t’i dërgojnë djaloshit bombola me oksigjen, e në aksionin e shpëtimit janë përfshirë edhe ushtria dhe sektori për situata emergjente.

Djaloshi ka rënë në bunar që është hapur disa katër ditë më parë. Gjithçka ndodhi derisa po luante në oborrin e shtëpisë.

Prindërit e tij Lala Ram Saha dhe Gita Saha, kanë kuptuar se djali i tyre i madh Raul ishte zhdukur. E pas një kërkimi e gjetën të ngujuar në bunar. /Telegrafi/