Katari është akuzuar se ka fryrë aq shumë shifrat e frekuentimit të tifozëve në stadiume gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës, saqë i kalon edhe kapacitetet e stadiumeve dhe kjo ka krijuar debat tashmë.
Mediumi FoxSports raporton se vendi pritës i Kupës së Botës, Katari mund të ketë disa shpjegime për të bërë pasi disa njerëz të statistikave me ‘sy shqiponjë’ e kuptojnë se numri i tifozëve ishte dhënë shumë i lartë se kapaciteti zyrtar për çdo vend.
Midis fotove dhe pamjeve të shumë vendeve të zbrazëta, do të ishte e sigurt të supozohej se shumë nga ndeshjet në fakt nuk kishin as kapacitet të plotë.
Por, kjo nuk e ka penguar Katarin që pretendohet të shtojë edhe pak tifozë më shumë në ato stadiume sesa vet kapaciteti.
The official attendances of each game at the World Cup so far.
Qatar vs Ecuador – 67,372 (Stadium capacity = 60,000)
England vs Iran – 45,334 (Stadium capacity = 40,000)
Senegal vs Netherlands – 41,721 (Stadium capacity = 40,000)
USA vs Wales – 43,418 (Stadium capacity = 40,000) pic.twitter.com/mbfMDwt38q— SPORTbible (@sportbible) November 21, 2022
Ndeshja hapëse e Kupës së Botës u njoftua me 67,372 të pranishëm, ndërsa kapaciteti zyrtar i stadiumit Al Bayt është 60 mijë.
Anglia kundër Iranit u njoftua se kishte 45,334 ndjekë në stadium, ndërsa ‘Khalifas International Stadium’ mban vetëm 40 mijë vende.
Ndeshja e Holandës kundër Senegalit u tha se kishte 41,721 tifozë brenda në stadiumin Al Thumama, i cili gjithashtu ka kapacitet prej 40 mijë ulësesh.
Edhe ndeshja e SHBA-vë kundër Uellsit u mbajt në një stadium me kapacitet 40 mijë vendesh si ‘Ahamd Bin Ali’, por me një pjesëmarrje të paralajmëruar prej 43,418 tifozësh.
Kjo i bie se një numër i madh prej 17,845 janë futur në stadiume që nuk duhet të jenë në gjendje të futen brenda.
Megjithatë, fotot e marra gjatë fitores 2-0 të Holandës ndaj Senegalit treguan seksione të tëra të stadiumit bosh kur holandezët po festonin një gol të vonshëm.
Lots of empty seats in the Senegal vs Netherlands game. pic.twitter.com/0PTcxHiRgH
— World Cup Updates (@wc22updates) November 21, 2022
“Më shumë vende bosh në ndeshjen Senegal-Holandë sesa në një kongres të të sëmurëve nga hemorroidet”, ishte komenti tipik i faqes Paddy Power.
Një tjetër tifoz vuri në dukje se edhe ndeshjet e tjera kishin vende bosh, duke shtuar se: “Sasia e vendeve bosh në çdo stadium vërtet e bën këtë turne të ndihet si Euro Covid”. /Telegrafi/