Kështu e përshkruan në një artikull interesant shqiptarin Kasem Hoxha, agjencia e lajmeve në shqip Deutsche Welle. Tani rezulton një bilanc mjaft i suksesshëm për aktorin shqiptar, që numëron tani më shumë se 40 role dhe pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare të filmit. Në festivalin e filmit në Koln konkurroi për titullin "Maska e artë“ si aktori më i mirë.

Disa nga filmat, ku ai interpreton janë: “Tatort-Operation Hiob”, “SOKO Wien/Donau”, “Wir müssen reden”, “Zelle, Ein Fall für Zwei”, “Alive” (prodhim shqiptaro-francez) etj.


Por vetë Kasemi do të veçonte si rolin më të dashur të tij atë të Sarajevos, te filmi “Zelle” (Qelia). Ndoshta nga që roli bën fjalë për një boshnjak, i cili ka humbur komplet familjen në luftën e Bosnjës dhe ka ardhur të kërkojë azil në Gjermani. /DW/BW/