Garuesi Vladyslav Heraskevych mbetet i përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) ka hedhur poshtë ankesën e tij për rikthim në garë.

Garuesi ukrainas në skeleton ishte planifikuar të merrte pjesë dje në garë, por u ndalua në momentet e fundit për shkak të helmetës së tij, e cila paraqiste më shumë se 20 sportistë dhe trajnerë ukrainas të vrarë që nga pushtimi rus i Ukrainës.


Pas vendimit, Heraskevych reagoi për “Reuters” duke shprehur zhgënjimin e tij me organin më të lartë të arbitrazhit sportiv.

“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv na ka dështuar”.

“Do t’i shqyrtojmë hapat tanë të ardhshëm”, shtoi sportisti ukrainas, duke lënë të kuptohet se çështja mund të mos përfundojë me kaq.

Kujtojmë, Komiteti Olimpik i kishte kërkuar ukrainasit ta largonte helmetën pasi i përshkruante atletët të vrarë nga pushtimi rus.

"Pasi iu dha një mundësi e fundit, piloti i skeletit Vladylsav Heraskevych nga Ukraina nuk do të jetë në gjendje të fillojë garën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 këtë mëngjes", thuhej në komunikatë./Telegrafi

telegrafi sport app