Në fund të nëntorit, sulmuesi francez Karim Benzema u shpall fajtor për shantazhim në lidhje me një video seksuale të shokut të skuadrës nga kombëtarja franceze, Mathieu Valbuena dhe tani atij i janë hequr me forcë 230 mijë euro nga llogaria e tij bankare.

Një gjykatë në Versajë më 24 nëntor e dënoi sulmuesin e Real Madridit me një vit me kusht dhe 75 mijë euro gjobë, ndërsa sa i përket padisë civile, pesë të pandehurit në çështjen “Sextape” u dënuan me 150 mijë euro si dëmshpërblim për ish-lojtar i Marseille.


Nga ana tjetër, Benzema u urdhërua të paguante edhe 80 mijë euro për shpenzimet e procesit gjyqësor civil dhe duke qenë se ai nuk arriti të paguante 230 mijë eurot e kërkuara nga Mathieu Valbuena, mbrojtja i kërkoi gjykatës që të sekuestronte shumën nga llogaria e francezit, duke bllokuar atë, sipas Le Parisien.

benzema valbuena  1

"Këto janë pasojat logjike të vendimit aktual të pagesës. Ne kërkuam një pagesë jashtë gjykatës që nuk ndodhi, kështu që kaluam në hapin tjetër", ka thënë Paul-Albert Iwens, avokati i Valbuena.

Mbrojtja e Benzemas e cilëson dënimin “të rëndë dhe shumë të padrejtë” dhe njoftoi apelimin.

Për kujtim, sulmuesi i Real Madridit u akuzua se kishte shantazhuar shokun e tij të skuadrës Mathieu Valbuena me një kasetë seksi në vitin 2015. Benzema dhe katër persona i kërkuan Valbuenas nga 50 deri në 100 mijë euro që të mos publikohej video e diskutueshme.

benzema valbuena

Benzema u akuzua se e inkurajoi Valbuenën të paguante shantazhuesit që video të mos përfundonte në publik. /Telegrafi/

telegrafi sport app