LAJMI I FUNDIT:

Karaxhoski: Vizita ime në Gjevgjeli nuk ka të bëjë me bastisjen e Pançevskit (Video)

Karaxhoski: Vizita ime në Gjevgjeli nuk ka të bëjë me bastisjen e Pançevskit (Video)

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhoski u arsyetua se në Gjevgjeli nuk kontrolloi ligjshmërinë e urdhrit të gjykatës për bastisjen e Vlladimir Pançevski, por ai vetëm inspektoi vendimin e gjykatës.

Megjithatë Karaxhoski, edhe përskaj insistimit të gazetarëve nuk shpjegoi arsyen e reagimit të menjëhershëm të Këshillit Gjyqësor i cili ishte në Gjevgjeli disa ditë pasi që PSP-ja bastisi gjykatësit Vlladimir Pançevski të cilit i mori 2 telefona dhe kompjuterin.

Karaxhovski ka shmangur përgjigjet se a do të mbajë përgjegjësi nëse konfirmohen dyshimet e komisionit nga Ministria e Drejtësisë se sistemi AKMIS për shpërndarjen elektronike të lëndëve nuk ka funksionuar për vite dhe u keqpërdor në gjykatën penale.


“Unë nuk kam një koment, atë çfarë kam menduar ta them e kam thënë deri më tani. Jam duke pritur raportin e komisionit”, tha Zoran Karaxhoski.

Zoran Karaxhoski dhe shefi i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, siç thonë ata, në një veprim jo të koordinuar, vizituan Gjykatën e Gjevgjelisë. Të dy deklaruan arsye të ndryshme, Vangellovski tha se ai kontrolloi AKMIS-in ndërsa Karaxhovski e inspektoi urdhërin e bastisjes tek Pançevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori