Kanye West është bashkuar zyrtarisht në klubin e miliarderëve.
Një artikull i revistës “Forbes” i publikuar të premten, zbulon se si reperi së fundmi i dha dokumente revistës, duke u dhënë atyre një vështrim numerik autentik të pasurisë së tij, shkruan DailyMail.
Sidoqoftë, artikulli vëren se West ishte i pakënaqur me hulumtimet dhe gjetjet e tyre – duke deklaruar se ai beson se vlera e tij neto të jetë rreth 3.3 miliardë dollarë, dhe jo 1,26 miliardë dollarë, siç ata kanë vlerësuar.
“Nuk është një miliard”, pretendoi West të enjten mbrëma. “Tre. Është 3.3 miliardë dollarë pasi askush në Forbes nuk di të llogarisë”, tha ai.
West ndjek kunatën Kylie Jenner, 22 vjeçe, e cila u emërua nga “Forbes” si miliarderja më e re ‘e vetëshpallur’ për të dytin vit radhazi.
Reperi u tha se ishte i pakënaqur kur emri i tij u la jashtë listës së miliarderëve në fillim të këtij muaji.
Sipas raportit, ekipi i West ka dhënë deklarata që tregojnë se reperi ka 17 milionë dollarë para, 35 milion dollarë në aksione, 81 milion dollarë në ‘ndërtesa dhe ndërtime anekse’ dhe 21 milionë dollarë pasuri të paluajtshme.
Adidas Yeezy, bashkëpunimi i modës midis reperit dhe markës gjermane të veshjeve sportive, ka një vlerë të ardhurash prej rreth 1.3 miliardë dollarësh.

Artikulli sugjeron që West ka qenë i etur për të provuar statusin e tij financiar për ca kohë, duke vënë në dukje se ai më parë kishte pretenduar të ishte miliarder gjatë një paraqitjeje në Festivalin e Inovacionit të Fast Company 2019.
“Kur kontaktova Forbes, u tregova një faturë prej 890 milionë dollarësh dhe ata ende nuk më quajtën ‘miliarder’”, u tha babai i katër fëmijëve audiencës.

Zack O’Malley Greenburg i Revistës ”Forbes” zbulon në artikull se si West pranoi se ai ‘nuk ishte djalë me numra’, por e shpjegoi se si reperi e quajti artikullin e publikuar nga “Forbes” në gusht si ‘artikull mosrespektues’.
Dhe kështu, pasi u pajisën me dokumentet e duhura nga West, revista tani ka vlerësuar pasuritë e tij në pak më shumë se një miliard, duke pretenduar se ai ka një vlerë rreth 1,26 miliard dollarë. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

“Familja nuk e përkrahin” – motra e Egli Takos iu kundërpërgjigjet komenteve negative në rrjet

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Martohet për herë të dytë Fero

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri