Kanosje me kallashnikov në Dragash

Një person ka kanosur me armë zjarri punëtorët e pikës së karburanteve “Ari Petroll” në Bellodrad të Dragashit, të cilët kishin mbushur gabimisht veturën e tij me naftë, në vend të benzinës.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një armë zjarri, kallashnikov, të cilën e ka konfiskuar së bashku me 53 fishekë.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka sugjeruar që rasti të trajtohet sipas procedurës së rregullt.
Nga
Telegrafi
10/10/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































