Policia rajonale në Gjakovë ka ndaluar një person për kanosje ndaj drejtorit të shkollës “Yll Morina”.

Nusret Gjurkaj, zëdhënës i policisë rajonale, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00.


“Ankuesi drejtor i shkollës “Yll Morina” - Gjakovë, njofton se përmes telefonit ishte kanosur nga një prind i një nxënësi. Ankuesi deklaron se prindi i nxënësit e kishte kanosur përmes telefonit”, ka thënë ai.

Në lidhje me rastin është ndaluar personi në fjalë dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar rasti iniciohet “kanosje”. I dyshuari pasi intervistohet me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.