Të gjithë menduan se ato janë rivale mes vete, kjo për shkak se Bella Hadidi dhe Selena Gomez kanë ndarë të njëjtin të dashur.

Bella Hadid është ajo e cila dikur ka qenë në lidhje me reperin e famshëm The Weknd, ndërsa tani ai është në lidhje me këngëtaren simpatike, Selena Gomez.


foto1 7

Por, Bella Hadid tregoi se nuk mban fare mëri ndaj Selenës, kjo pasi së fundmi modelja 21-vjeçare ka pëlqyer një foto të këngëtares 25-vjeçare të postuar nga agjencia e saj e modelingut, IMG në Instagram.

Fansat gjatë gjithë kohës kanë aluduar se mes dyshes ka 'armiqësi', kjo për faktin se në fillimet e lidhjes së Selenës me The Weknd, motra e Bellas, Gigi Hadid, kishte vendosur të mos e ndjek më këngëtaren Gomez në Instagram.

foto2

Ndërkohë, muajin e kaluar The Weknd dhe Selena i dhanë fund lidhjes së tyre 10 mujore.

Të pasurit të njëjtin të dashur, ka ndikuar që Bella dhe Selena të mos prishin raportet e tyre. /Telegrafi/

selena 3