”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Sulmuesi kosovar Astrit Selmani, ka folur në fund të ndeshjes që Dinamo Bukureshti e fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Petrolulit falë golit të shënuar nga vet ai.
Selmani ka deklaruar se është fyer nga tifozët e ekipit kundërshtar, kjo për shkak të incidenteve që ndodhën në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.
Për këto gjeste nga tifozët e Petrolul, Selmani ka kërkuar menjëherë pezullimin e tyre.
“Kam fituar tre pikë dhe jam i lumtur. Ka pasur edhe momente të tensionuara. Ajo që ndodh jashtë fushës është diçka tjetër, ata (tifozët) duhet të pezullohen pas asaj që ndodhi në fushë”.
“Më kanë fyer, ka pasur edhe sulme raciste ndaj meje. Fansat e tyre bërtisnin. Ata duan të provokojnë. Nuk është hera e parë që më shajnë”.
Selmani tutje nuk pranoi që të komentonte vendimin e lojtarëve të Kosovës për të braktisur ndeshjen ndaj Rumanisë, duke thënë thënë se është i bindur që në tribuna ka njerëz të mirë.
“Ne (Kosova) dolëm dhe ndihmuam Rumaninë të fitonte grupin. Nuk e di nëse ishte vendimi i duhur”.
“Nuk po sfidoj askënd, jam i bindur që në tribuna ka shumë njerëz të mirë”, ka thënë 27-vjeçari për gsp.ro.
Kujtojmë se Selmani po kalon në një formë shumë të mirë këtë sezon në elitën e futbollit rumun, ku pas 16 ndeshjeve të luajtura numëron tetë gola dhe katër asistime./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës