Manchester City është gati të shpenzojë shumë për të gjetur një zëvendësim të përkryer për sulmuesin argjentinas Sergio Aguero, i cili pritet të largohet në verë.

Sipas mediumit The Mirror, City po mendojnë të shpenzojnë shumë në verë, në mënyrë që të nënshkruajnë një zëvendësim afatgjatë për Agueron.


Ky medium shton se Qytetarët besohet se po synojnë transferimin e yllit të Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe atij të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Aguero po i afrohet viteve të përfundimit të karrierës së tij dhe do të kalojë në vitin e fundit të kontratës së tij sezonin e ardhshëm.

harry kane tottenham 2018 19 157v7cdb8d79b1ojz9owdle83j

Mbappe, Kane dhe ylli i Interit, Lautaro Martinez, janë të gjithë në listën e dëshirave të Pep Guardiolas dhe ka mundësi që City të shpenzojë shumë këtë verë.

Ylli francez është nën kontratë në Paris Saint-Germain deri në vitin 2022, dhe konsiderohet të jetë lojtari më i vlefshëm në botë. /Telegrafi/

kylian mbappe psg l295yojjrj9k1k8uo643ifg3r

telegrafi sport app