LAJMI I FUNDIT:

Kanë ardhur në Kosovë mbi 1,300 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora

Kanë ardhur në Kosovë mbi 1,300 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora
Foto: Ilustrim

Procesi i votimit përmes postës është duke vazhduar për 21 komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur për Telegrafin se deri më tani kanë pranuar mbi 1 mijë e 300 pako të supozuara me fletëvotime.

“Deri në mesditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,376 pako të supozuara me fletëvotime”, tha Elezi për Telegrafin.


Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi / Foto: Ridvan Slivova

Ai theksoi se fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor 2021.

Të drejtën për të votuar për raundin e dytë të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat do të ketë zgjedhje.

“Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021”, tha Elezi për Telegrafin.

Elezi tha se numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet raundi i dytë është:

Gjakovë (1,089),

Gllogoc (175),

Gjilan (607),

Dragash (1,090),

Istog (707),

Kaçanik (166),

Klinë (437),

Fushë Kosovë (135),

Kamenicë (442),

Obiliq (60),

Rahovec (382),

Podujevë (337),

Prishtinë (666),

Prizren (921),

Shtime (116),

Viti (754),

Vushtrri (174),

Malishevë (714),

Junik (1,054),

Mamush (192)

Kllokot (10). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori