Annalena Baerbock, kandidatja e të Gjelbërve për kancelare të Gjermanisë, po tërheq vëmendjen e Kremlinit me qëndrimin e saj të ashpër ndaj Rusisë.
Rusia e ka identifikuar 40-vjeçaren si një kërcënim për interesat e saj, pasi ajo është duke kryesuar në sondazhet përpara zgjedhjeve që mbahen në muajin shtator.
Kundërshtimi i saj lidhur me përfundimin e tubacionit të gazit “Nord Stream II”, midis Gjermanisë dhe Rusisë është një shqetësim i veçantë për Moskën.
Një zyrtar pranë qeverisë ruse ka thënë, se do të ishte i gatshme të bënte çdo gjë për të bllokuar rrugën e saj.
Të Gjelbrit tashmë kanë paralajmëruar Shërbimet gjermane të Sigurisë për një rritje të sulmeve kibernetike të taktikave të njohura ruse, megjithëse nuk kanë asnjë provë që Kremlini është i përfshirë. Vetë Baerbock është vënë në shënjestër të lajmeve të rreme dhe dezinformatave në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.
Gjermania është një partner kyç evropian për Rusinë, e cila e sheh Berlinin si një kundërpeshë ndaj ndikimit dominues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kontinent dhe se kancelarja Angela Merkel ka qenë pjesë kryesore e këtij ekuacioni. Ajo ka mbrojtur projektin “Nord Stream II” përkundër kundërshtimit nga administratat e SHBA-së dhe tensioneve me Moskën lidhur me helmimin e liderit të opozitës Alexey Navalny.
Por, Baerbock është duke sulmuar pa kompromis.
“Nuk na duhet ky tubacion, për arsye që lidhen me politikën e ngrohjes botërore dhe sigurisht në lidhje me politikën evropiane. Ju duhet të keni një qëndrim të qartë – të thoni se nuk do ta përfundojmë këtë tubacion”, ishte shprehur Baerbock.
Kremlini ka frikë se një fitore e saj do të ishte një pengesë e madhe për interesat botërore të Rusisë, duke prishur lidhjet e saj me Gjermaninë dhe duke i dhënë SHBA-së një fitore të madhe.
Me qeveritë perëndimore që janë në kërkim të veprimeve të paligjshme ruse, muajin e kaluar shërbimet amerikane të inteligjencës kanë dërguar në Berlin eksperten e tyre për ndërhyrjet në zgjedhje, Shelby Pierson nga Zyra e Inteligjencës Kombëtare (DNI).
Ajo u shpjegoi homologëve të saj gjermanë se sabotimi i zgjedhjeve ka shkuar përtej dobësive në infrastrukturën zgjedhore, duke përfshirë fushata dezinformimi shumë të sofistikuara dhe sulme kibernetike.
“Ka gjëra që janë të shpejta dhe të pista, të cilat nxiten Russia Today (RT) ose në llogari tjera të rrjeteve sociale që janë të lidhura me ta”, tha Mark Galeotti, ekspert i shërbimeve ruse të inteligjencës pranë Institutit të Shërbimit Mbretëror në Londër, duke iu referuar rrjetit televiziv të financuar nga Kremlini.
Në këtë drejtim, Baerbock u përball me akuzat se ajo zbukuroi rezymenë e saj dhe kishte bërë plagjiaturë nga një libër që parashtronte vizionin e saj politik. Hapa të tillë krijojnë terren pjellor për agjentët rusë që të përforcojnë komentet negative ndaj të Gjelbërve ose të përhapin dezinformata.
Mbështetja për Baerbockun ka rënë me rreth 10 pikë, gjatë tre muajve të fundit, duke e lënë atë si një partnere e mundshme e koalicionit të CDU-së të Angela Merkelit, sesa një alternativë si kancelare.
Zyrtarët rusë janë të bindur se ka informacion të mjaftueshëm për të dëmtuar Baerbockun.
Në fillim të kësaj jave, presidenti amerikan Joe Biden tha se, Moska po përpiqet të përdorë dezinformata për të ndërhyrë në zgjedhjet për Kongrez që mbahen në vitin 2022.
Ligjvënësit dhe punonjësit në Bundestag gjerman kanë vërejtur një valë sulmesh mashtrimi. Kundërzbulimi gjerman e identifikon këtë teknikë si një dredhi tjetër të zakonshme ruse.
Hakerët së pari synojnë anëtarët e partive të niveleve më të ulëta që janë më të prekshëm dhe mund t’i ndihmojnë ata të fitojnë qasje te zyrtarët e rangut më të lartë.
Po ashtu, kundërzbulimi gjerman ka paralajmëruar se ekziston formë e qartë e kërcënimit kibernetik me origjinë nga Rusia përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës