LAJMI I FUNDIT:

Kandidatët për policë protestojnë para MPB-së

Kandidatët për policë protestojnë para MPB-së

34 kandidatë për policë nga klasa e 3-të, të cilët kanë përfunduar trajnimin dhe që akoma nuk janë punësuar, kanë dalur në protesta para Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Bëhet fjalë për gjeneratën 2015/16 të cilët për më shumë se një vit, me certifikata qëndrojnë në shtëpi të papunësuar. 400 kolegët e tyre, me të cilët kanë përfunduar trajnimin tanimë janë punësuar nëpër stacione të ndryshme të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkojnë nga ministri Oliver Spasovski, t’u sigurojë paga për praktikën e tyre dhe t’i angazhojë në vende pune së bashku me kolegët e tyre, në të kundërtën thonë se do të vazhdojnë me protesta.


Ata theksojnë se me ministrin Spasovski janë takuar para dy javëve, ndërsa ai i ka njoftuar se Ministria për momentin nuk ka para për t’i punësuar.

MPB sot ka shpallur konkurs për 500 policë, të cilët duhet ta kalojnë trajnimin në kohëzgjatje prej një viti, ndërsa më pas do të nënshkruajnë kontratë pune. Policët të cilët do të angazhohen, do të jenë të detyruar të qëndrojnë në punë së paku pesë vite.

Sipas konkursit, më shumë policë kërkohen në Shkup (360), por do të abgazhohen edhe në stacionet në Ohër, Manastir, Strumicë, Shtip, Kumanovë, Veles dhe Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori