LAJMI I FUNDIT:

Kurz: Austria e ka njohur Kosovën, nuk e ndryshojmë qëndrimin

Kurz: Austria e ka njohur Kosovën, nuk e ndryshojmë qëndrimin

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka hedhur poshtë deklaratat e zëvëndëskancelarit, Heinz-Christian Strache për Kosovën, shkruan nachrichten.at.

Ishte zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache, që kishte deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ishte kancerlari Sebastian Kurz që gjatë mbledhjes së ministrave austriakë ka kërkuar sqarime për këto deklarata, ku besohet se është sqaruar edhe qëndrimi i Strache, dhe më pas ishte vet kancelari Kurz që para mediave e qartësoi qëndrimin zyrtar të Austrisë.


“Unë jam mik dhe përkrahës i Ballkanit Perëndimor”, tha kancelari austriak para gazetarëve në një konferencë për shtyp.

Në pyetjen e gazetarëve nëse deklaratat e Straches i kanë bërë dëm raporteve të Austrisë me Kosovën, kancelari Sebastian Kurz hodhi poshtë këto aludime.

“Unë kam kontakt shumë të mirë si me Serbinë ashtu edhe me Kosovën. Është synim i Austrisë ashtu sikurse i Bashkimit Evropian që shtetet e Ballkanit Perëndimor të përkrahen në rrugën e tyre drejt BE-së”.

“Austria e ka njohur Kosovën. Ky është qëndrimi zyrtar i Austrisë dhe do të jetë i tillë edhe në të ardhmen”, përfundoi Kurz duke sqaruar se pozicioni i Austrisë nuk do të ndryshojë pavarësisht pikëpamjeve politike të partisë së Straches. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori