Site icon Telegrafi

Kampionët e botës nga viti 2006 bëhen bashkë për ngritjen e një fondi për luftën ndaj coronavirusit

Italia kampion bote në vitin 2006 (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Skuadra e Italisë që e fitoi Kampionatin Botëror të vitit 2006 ka krijuar një fond për grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.

Kapiteni i skuadrës së atëhershme, Fabio Cannavaro, e ka bërë publike iniciativën për themelimin e këtij fondi.

“Unë së bashku me kampionët tjerë të botës nga viti 2006, po dalim edhe një herë në fushë për ta fituar një sfidë të re: ‘Një fond për Kryqin e Kuq italian për t’i ndihmuar vendit tonë në këtë emergjencë nga coronavirusi’”.

“Shpresoj që të gjithë ju të jeni po ashtu pjesë e ekipit tonë. Së bashku akoma mund të fitojmë!”, ka thënë Cannavaro për La Gazzetta dello Sport.

Italia është shteti evropian me përhapjen më të madhe të COVID-19, ku janë infektuar 25.000 njerëz dhe mbi 1.800 e kanë humbur jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version