Kampionati i Maqedonisë: Nga kryesuesit te të rrezikuarit, gara më dramatike e viteve të fundit

Me përfundimin e javës së 18-të, është mbyllur gjysma e sezonit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, duke lënë pas një garë të paparashikueshme dhe me shumë befasi e kthesa në tabelë, njofton Telegrafi. Ky sezon ka sjellë befasi të mëdha, por edhe zhgënjime nga disa favoritë, ndërsa fundi i tabelës me përballje të forta mes ekipeve që synojnë mbijetesën.
Gara për titull: Favoritët dhe befasitë
Nga ekipet pretendente për titull, vetëm Shkëndija ka treguar një stabilitet, duke qenë e vetmja nga ekipet favorite që ka ruajtur vazhdimësinë sikurse edhe viteve të kaluara. Megjithatë, dështimi për të shfrytëzuar disa mundësi dhe për t’u shkëputur në renditje, ka bërë që sezoni pranveror të nisë me pikë të barabarta mes kuqezinjve nga Tetova, Sileksit dhe Rabotniçkit – dy befasitë më të mëdha të këtij sezoni. Gostivari është një tjetër befasi pozitive, duke qenë një ndër ekipet më konkurruese, e që është pozicionuar vetëm dy pikë pas kryesuesve. Paraqitja e tyre ka bërë që ata të shihen si pretendentë të mundshëm për pjesën e mbetur të kampionatit.
Zhgënjimi i emrave të mëdhenj
Struga, e cila hyri në këtë sezon si kampion aktual dhe me pritshmëri të mëdha falë përforcimeve të rëndësishme, nuk ka arritur të tregojë forcën e vërtetë. Pavarësisht potencialit të madh, skuadra ka mbetur larg garës për titull me pesë pikë diferencë me kryesuesit.
Nga ana tjetër, FC Shkupi ka përjetuar një sezon zhgënjyes, duke mbetur jashtë garës për titull dhe gjithashtu duke u eliminuar nga Kupa. Problemet brenda dhe jashtë fushe kanë ndikuar negativisht në paraqitjen e ekipit kryeqytetas, por që ka mbetur në mesin e artë ne renditje.
Beteja për mbijetesë
Në fundin e tabelës, ekipet si Besa dhe Voska Sport përballen me sfidën e madhe për të mbijetuar. Gjendja e tyre në renditje tregon qartë se pjesa pranverore do të jetë vendimtare për këto skuadra. Gjithashtu, Vardari dhe Tikveshi gjenden në një pozitë të vështirë, duke qenë mes ekipeve që do të luftojnë për të shmangur rënien. Edhe AP Brera dhe Pelisteri nuk janë aspak të sigurta, duke e bërë garën për mbijetesë një ndër më të fortat e viteve të fundit.
Sezoni vjeshtor i Ligës së Parë ka qenë i pasur me befasi dhe rivalitete të ashpra. Ndërsa kampionati kur të rikthehet në pjesën pranverore, gara për titull dhe beteja për mbijetesë pritet të sjellin edhe më shumë emocione dhe përplasje të forta në fushë. Sigurisht se ekipet do të kenë mundësi edhe për rifreskime në pozicione të ndryshme, pasi tani më e kanë parasysh se sa i kanë forcat momentale. Afati kalimtar i dimrit nuk është shumë atraktiv se shumë pak lëvizje të mëdha ndodhin, por gjithsesi do të mbetet të mësohet se kush dhe si do të arrijë të përforcojë radhët e veta dhe për të mësuar se çka na pret në pranverën e nxehtë të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoni.
Top golashënuesit e gjysmës së parë të sezonit
Përveç rivaliteteve të ashpra në tabelë, gjysma e parë e sezonit ka shënuar edhe një garë interesante mes sulmuesve më të mirë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtyre 18 javëve, disa emra kanë shkëlqyer duke u bërë vendimtarë për skuadrat e tyre.
Në krye të listës së golashënuesve ndodhen Ivkoviç i AP Brera dhe Kehinde i Strugës, të cilët kanë realizuar nga 9 gola secili, duke u konfirmuar si sulmues të klasit të lartë. Performanca e tyre ka ndihmuar ekipet e tyre të qëndrojnë konkurruese në një kampionat tejet sfidues.
Me 8 gola të shënuar, në vendin e dytë ndodhet një emër që nuk ka nevojë për prezantim – Besart Ibraimi i Shkëndijës. Golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Parë ka treguar edhe një herë cilësitë e tij, duke qenë një pikë referimi për skuadrën tetovare. Po aq gola ka shënuar edhe Atdhe Mazari, i cili ka qenë një figurë kyçe për Rabotniçkin gjatë kësaj gjysme sezoni.
Në vendin e tretë ndodhen Gjorgjievski i Sileksit dhe Reghba i Rabotniçkit me nga 7 gola secili. Kontributi i tyre ka qenë i rëndësishëm për sukseset e skuadrave të tyre, duke i bërë këta lojtarë ndër emrat më të spikatur të sezonit vjeshtor.
Ky pesësh golashënuesish jo vetëm që ka qenë vendimtar për rezultatet e ekipeve përkatëse, por gjithashtu ka ngritur nivelin e konkurrencës në kampionat, duke sjellë një garë tejet të ngushtë dhe emocionuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t’u dhënë fund debateve

“Real Madridi nuk ndihmohet nga gjyqtarët” – Courtois mesazh Simeones, thotë se vazhdimisht “qanë” dhe luan viktimën

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës