Vetura që ka ndaluar në një kthesë në Leicester të Anglisë, është shtypur dhe tërhequr zvarrë nga një kamion.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon momentin kur makina e transportit të mallrave u përplas për një Toyota, e cila do duhej të vazhdonte rrugën, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, ka të tillë që rastin po e komentojnë rastin nga një kënd tjetër, duke konsideruar se shoferi po sigurohej mirë para se të vazhdonte rrugën.

Mbetet të shihet se si do të vendosin njohësit e komunikacionit, pasi ngjarja është nën hetime. /Telegrafi/