Një burrë është arrestuar pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë duke braktisur vajzën e tij të porsalindur në kontejnerin e mbeturinave, në një qytet në jugperëndim të Kinës.

Ky baba i pandërgjegjshëm e futi vajzën e vogël në një thes të najlonit dhe e hodhi në kontejner - vetëm dy orë pasi e dashura e tij e solli në jetë në shtëpinë e tyre, transmeton Telegrafi.


2 135

Duke u munduar të arsyetohet para policisë, ai tha se së bashku me të dashurën e kishin vërejtur se foshnja kishte marrë ngjyrë vjollce dhe besonin se kishte një sëmundje të pashërueshme, dhe kështu vendosi ta heq "qafe".

3 114

Foshnja është shpëtuar nga një kalimtare e rastit e cila e gjeti në kontejner dhe e dërgoi me urgjencë në spital. Kamerat e sigurisë shfaqin momentin, kur babai i foshnjës Li i veshur me të kuqe e hedh në kontejner të mbeturinave në Xuanëei.

4 97

Ai fillimisht e fut foshnjën në thes të najlonit dhe më pas e hedh në kontejner, ndërsa gruaja e cila e gjeti dhe e shpëtoi ka pranuar se foshnja kishte filluar të bëhet ngjyrë vjollcë për shkak të temperaturave të ulëta që mbizotëronin atë ditë. /Telegrafi/

5 84