Kameramani bëhet viral kur iu bashkua dasmorëve për të kërcyer

Një kameraman i dasmave në Indi i cili po xhironte një performancë të të ftuarve, u bë viral kur iu bashkua atyre në kërcim.
Ai po mbante kamerën në dorë dhe po i xhironte mysafirët duke vallëzuar dhe nuk nguroi edhe vetë të kërcente, transmeton Telegrafi.
Pamjet e kësaj performance u shpërndanë nga një llogari në Twitter.
Të ftuarit e tjerë që ishin në dasmë brohorisnin dhe duartrokisnin duke parë vallëzimin e tyre. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































