Pep Guardiola dhe Roberto Baggio u takuan pas një kohe t gjatë, ndërsa një moment qesharak është regjistruar në telefonin e Luca Tonit, një tjetër nga ish-lojtarët ikonë të asaj skuadre historike të Brescia Calcio nga sezonet 2001/02 dhe 2002/03 . Toni ishte "Këpuca e Artë" në sezoni 2005/06 me Fiorentinën (31 gola) dhe kampion bote në të njëjtin sezon me Italinë. Ai protestoi kundër modës së vendosur nga miku i tij i mirë Pep për të luajtur me një "nëntë false", duke i hequr kështu qendërsulmuesit. 

aad63c29 090a 4286 8901 5c8c2e1c0a3f 16 9 discover aspect ratio default 0“Thonë se është një nga njerëzit që ka ndryshuar futbollin, por me ‘nëntën  false’ e ka prishur futbollin ”, ka thënë Toni me shaka.


 Ai ka deklaruar se kjo mënyrë e re e lojës e ka lënë pa klub.  "Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip!", shtoi Toni që qeshte së bashku me Guardiolan. 

I pyetur pse nuk i pëlqen qendërsulmuesit, Guardiola u përgjigj: "Më pëlqen Haaland, i cili shënon 60 gola në sezon”. Pas kësaj Luca pohoi edhe një herë rëndësinë e sulmuesit klasik: "Mjaft me "nëntë të rreme". Duam sulmues të mëdhenj!".  

Kjo bisedë u publikua nga Toni, ku shihej se po kalonte kohë shumë të mirë me Guardiolan. /Telegrafi/    

telegrafi sport app