LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal ndaj djalit të Shpend Maxhunit, kapet me drogë e armë

Kallëzim penal ndaj djalit të Shpend Maxhunit, kapet me drogë e armë

Djali i shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) është pjesë e një kallëzimi penal në prokurorinë e Prishtinës.

Zëvëndësprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës kanë pranuar një kallëzim penal ndaj djalit të Shpend Maxhunit, shefit të AKI-së.

Sipas Prokurorisë, personi në fjalë dyshohet për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.


“Dje pas dite e kemi pranuar një kallëzim penal. Kam qenë në një takim, por na ka informuar përmes telefonit policia. Unë e di që ka ardhur kallëzimi penal… siç po shifet është emri i djalit tina dhe një kushëri”, deklaroi Berisha, për Kallxo.com.

Ai tha se së bashku me Kryeprokurorin Imer Beka menjëherë janë interesuar për rastin dhe kanë kërkuar që kushdo që e ka shkelur ligjin të vihet përballë organeve të drejtësisë.

“Unë personalisht me kryeprokurorin kemi qenë të angazhuar në këtë ështje dhe kemi biseduar me stacionin e jugut dhe kemi kërkuar urgjentisht pa marrë parasysh kush është në pyetje që e ka shkel ligjin duhet me ardhë”, tha Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori