LAJMI I FUNDIT:

Kalimi nga patentë shoferët ilegal në RKS, Kurti me mesazh në gjuhën serbe: Duam t’ju lehtësojmë problemet e përditshme

Kalimi nga patentë shoferët ilegal në RKS, Kurti me mesazh në gjuhën serbe: Duam t’ju lehtësojmë problemet e përditshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga 9 maji, qytetarëve serb do t’u mundësohet kalimi nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

E lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti në një adresim përmes një video-mesazhi ka thënë se që një kohë të gjatë kanë pranuar kërkesa për në vendim të tillë.

“Një kohë të gjatë pranojmë kërkesat tuaja për marrjen e një vendimi të këtillë. Ne duam t’ju lehtësojmë qytetarëve tanë problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen. Tani, është e nevojshme infrastruktura në vend andaj edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pozitivisht”, ka thënë Kurti.


MPB: Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS
Lexo po ashtu MPB: Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS

Kurti ka shtuar se është mundësuar një proces shumë i lehtë dhe efikas për kalim në patentë shoferë të vlefshëm.

“Kalimi në patentë shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë: letërnjoftimin, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori