Leroy Sane është bashkuar me Bayern Munich në verën e vitit 2019.

Mirëpo sulmuesi gjerman nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë te Bavarezët pas transferimit nga Manchester City.


24-vjeçari ka marrë shumë kritika për paraqitjen e tij, përkundër se ka shënuar pesë gola e ka bërë tre asistime në 16 ndeshje të zhvilluara.

Mediat gjermane kanë raportuar për një prishje të marrëdhënieve mes trajnerit Hansi Flick dhe futbollistit, por këtë e ka mohuar drejtuesi Olivier Kahn.

leroy sane 1nwo2lgqmrf7u171mootw5hf8x

Sipas ish-kapiteni bavarez, këto janë gjëra normale në futboll dhe ai që ka luajtur e di që këto kanë ekzistuar edhe në të kaluarën.

“Mendoj që po fryhet shumë kjo çështje. Nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes tij dhe trajnerit”.

0 GettyImages 1291662333 1

“Ne jemi të lumtur që Sane është pjesë jona, e kemi blerë pasi besojmë se me aftësitë e tij ai do të na ndihmojë për të arritur objektivat tanë”.

“Ai është një djalosh shumë i mirë dhe atë çfarë ndodhi në Leverkusen e ka lënë pas krahëve”, ka deklaruar Kahn. /Telegrafi/

telegrafi sport app