Peizazhi i qetë që shfaq bregdetin me shkëmbinj, një shtëpi, detin dhe dy anije në lundrim, brenda ka të vizatuara edhe katër kafshë.
Për dallim nga ilustrimet tjerat, ku kërkohet shikim i fortë, në këtë rast duhet të përdoret logjika dhe të shqyrtohet ajo që shihet, transmeton Telegrafi.
Ekspertët thonë se vetëm ata që dinë të analizojnë dhe njohin format e kafshëve, kanë mundësi t’i gjejnë se ku gjenden lakuriqi, antilopa, dhelpra dhe flamengo.
“Bëj pjesë te njerëzit që dinë të analizojnë, sepse hera e parë që i gjeta pa e parë fotografinë ku janë të hijezuara” është një koment lidhur me rastin.
Mirëpo, në rastet tjera thuhet se nuk ka qenë aq e vështirë t’i gjejnë krijesat që ndodhet në shkëmbin anash dhe në breg të detit. /Telegrafi/