Qulli nga drithi i tërshërës është i shkëlqyeshëm për përshpejtim të metabolizmit dhe kontroll të tepricës së kilogramëve. Përbërësit: ▪ 6 lugë kokrra tërshëre të bluar trashë, ▪ 500 ml qumësht orizi, ▪ 3 banane të pjekura, ▪ 100 g arra të bluara apo të grira, ▪ 2 lugë sheqer, ▪ 2 lugë mjaltë, ▪ 1 lugë e vogël kanellë. Përgatitja:

Në pjatë shtypni me pirun dy banane.


Në një tenxhere të vogël ngrohni qumështin e orizit, shtoni kokrrat e tërshërës dhe sheqerin dhe zieni në temperaturë mesatare 2 – 3 minuta.

Pastaj bëni bashkë arrat dhe bananen, përzieni dhe zieni edhe 2 -3 minuta derisa përbërja të bëhet e qullët.

Hiqeni nga shporeti, prisni që të ftohet pak, pastaj përzieni mjaltin dhe kanellën, ndajeni në dy porcione, shtoni rrathët e bananes së mbetur dhe shërbejeni, transmeton Telegrafi.