LAJMI I FUNDIT:

Kadriu: Me mua deputet, shqiptarët e Zvicrës do të marrin vendin e merituar

Kadriu: Me mua deputet, shqiptarët e Zvicrës do të marrin vendin e merituar

Kandidati për parlamentin kantonal të Aargaut në Zvicër, Florim Kadriu në një intervistë për ”3 pyetje nga Mensur Krasniqi” ka folur për benefitet e shqiptarëve nëse ai zgjidhet si deputet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Si politikan, por dhe si parti, jemi të vendosur që Shqiptarët dhe migrantët të bëhen pjesë e pandarshme e shoqërisë zvicerane, ku do të munden të gëzojnë të drejta të barabarta por në të njëjtën kohë të mbajnë përgjegjësi dhe detyra si Zvicranët e lindur, si përfshirja e tyre në forcat e armatosura, në mbrojtjen civile, në votime si zgjedhës dhe të zgjedhur, në strukturat të sigurisë së shtetit etj.

Neve na qëndrojnë sfida përpara, si reforma për sigurimet shoqërore, regjimi taksorë, të drejtat e puntorëve, natyralizimi automatik i migrantëve të brezit të dytë dhe të tretë, pra këta janë krejt fusha që prekin interesat e migrantëve, ku unë që tani jam i angazhuar në kuadër të detyrës sime si kryetar i komitetit të migrantëve në UNIA Aargau. Hyrja ime në parlamentin kantonal do t’më japi mundësinë që institucionalisht ti trajtoj çështjet e migrantëve në foltoren më të lartë të Kantonit, drejtëpërdrejtë, qartë dhe fortë. Përkrahja e Shqiptarëve në këto zgjedhje për fitoren time do të jetë vendimtare.” thotë Florim Kadriu.


Përndryshe Kadriu është nga Kërçova e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori